Blinken: Palestinezët dhe izraelitët të jetojnë me mundësi të barabarta
Kemi shumë gjëra për të bërë në rendin e ditës, pasi ka një situatë në Gaza, ku ka nevojë urgjente për ndihmë humanitare dhe rindërtim, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në takimin me ministrin e Jashtëm izraelit, Yair Lapid.
Blinken uroi Lapid për detyrën dhe theksoi se shpreson se “mund të bëhet punë për t’u ofruar të ardhme të gjithëve”.
”Palestinezët dhe izraelitët duhet të jetojnë me mundësi dhe dinjitet të barabartë”, shtoi Blinken.








