Blinken: Putin po përpiqet të shtrembërojë historinë për të justifikuar luftën

Blinken: Putin po përpiqet të shtrembërojë historinë për të justifikuar luftën

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Putini po përpiqet të “përdredhë historinë” në mes të përkujtimit të fundit të Luftës së Dytë Botërore “për të justifikuar luftën e tij të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës”.

“Derisa lufta shpërthen përsëri në Evropë, ne duhet të rrisim vendosmërinë tonë për t’ju rezistuar atyre që tani kërkojnë të manipulojnë kujtesën historike në mënyrë që të avancojnë ambiciet e tyre”, tha Blinken në një deklaratë për 77-vjetorin e fitores mbi nazistët.

“Derisa përkujtojmë fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ne kemi një detyrë të shenjtë ndaj të rënëve: të flasim të vërtetën për të kaluarën dhe të mbështesim të gjithë ata që në kohën tonë ngrihen për lirinë”, u shpreh Blinken.

Rusët festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj, derisa në Evropën Perëndimore përfundimi i luftës në atë kontinent përkujtohet më 8 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button