Blinkeni takohet me presidentin palestinez Abbas, bisedon për reforma në qeverisje

Blinkeni takohet me presidentin palestinez Abbas, bisedon për reforma në qeverisje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas të mërkurën, për të kërkuar reforma në qeverisje, raporton agjencia “AP”.

Vizita është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të biseduar me vendet e rajonit për planet pas luftës në Gaza, që përfshijnë po ashtu hapa konkret drejt një shteti palestinez.

Blinken thotë se shumë vende të rajonit janë përkushtuar për të ndihmuar në rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas luftës së Izraelit kundër Hamasit dhe se normalizimi më i gjerë izraelito-arab është ende i mundur, por vetëm nëse ka “një rrugë drejt një shteti palestinez”.

Kjo qasje përballet me pengesa serioze.

Qeveria e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshton me vendosmëri krijimin e një shteti palestinez përkrah atij të Izraelit dhe lidershipi palestinez i mbështetur nga Perëndimi, që u dëbua prej Gazës kur Hamasi e mori pushtetin në vitin 2007, nuk ka legjitimitet sipas këndvështrimit të shumë palestinezëve.

Lufta në Gaza ende po vazhdon, duke shkaktuar një katastrofë humanitare në këtë pjesë.

Luftimet kanë nxitur gjithashtu përshkallëzim të dhunës mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban, ndërsa është nxitur frika për zgjerim të konfliktit edhe më tepër.

LEXO EDHE:

Back to top button