Bllokohen ekipet e autosporteve të Kosovës e Shqipërisë në aeroportin e Valencia-s

Ekipet e autosporteve të Kosovës dhe Shqipërisë janë bllokuar në aeroportin e Valencias shkaku i përmbytjeve të mëdha në Spanjë.
Aeroporti në Valencia sot krejtësisht u mbyll, ndërsa garuesit nga Kosova e Shqipëria kanë filluar kërkimin për një aeroport alternativ që të kthehet në vendlindje. Të dy ekipet e autosporteve, do të tentojnë që të arrijnë deri te aeroportet në Barcelonë ose Madrid, që të rikthehen në Kosovë, respektivisht në Shqipëri.
Pas përmbytjeve të shpejta në Spanjën juglindore, raportohet për më shumë se 60 të vdekur, ndërsa situata atje është alarmante dhe paniku është tejet i theksuar.