BM injekton 150 miliardë sterlina në ekonomi

Banka Qendrore e Anglisë (BoE) njoftoi se objektivin e saj për blerjen e aseteve e ka rritur në 150 miliardë sterlina.

Në deklaratën e saj BoE thekson se është vendosur që politika e normës së interesit të mbetet në nivelin 0,1% ndërsa programi i blerjes së aseteve të rritet nga 745 miliardë sterlina në 895 miliardë sterlina.

Nga BoE pritet që ekonomia angleze të tkurret me 11% në fund të vitit ndërsa në 2021 të rritet me 7,25%.

Gjithashtu theksohet se papunësia në çerekun e dytë të vitit të ardhshëm do të arrijë në nivelin rekord prej 7,75 %.

LEXO EDHE:

Back to top button