Boatengu gjobitet me 1.8 milionë euro nga gjykata

Ish-mbrojtësi i Bajern Munihut, Xherom Boateng, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1.8 milionë euro pasi u shpall fajtor për sulm fizik ndaj ish-gruas. 33-vjeçari, i cili nënshkroi për gjigantët e Ligue 1, Olimpik Lion, si një transferim falas në fillim të këtij muaji, u paraqit në Gjykatën e Qarkut të Mynihut të enjten, pasi u akuzua për plagosjen dhe fyerjen e qëllimshme të ish-partneres së tij në vitin 2018.

Boateng kishte mohuar sulmin ndaj nënës së vajzave të tij binjake, e quajtura Sherin S., e cila dëshmoi se futbollisti e kishte goditur me grusht, i kishte tërhequr flokët dhe e kishte kafshuar gjatë një grindjeje, ndërsa ata ishin me pushime në Karaibe. Akuzat kundër Boateng mbanin një dënim të mundshëm me pesë vite burg sipas ligjeve të dhunës në familje në Gjermani, por gjykatësi nuk dha asnjë masë të tillë.

Ylli i Lion-it u gjobit me 1.8 milionë euro, shuma më e lartë financiare e mundshme që mund të vendosen nga Gjykata e Qarkut në Mynih.

Aktgjykimi përfundimtar i seancës, i cili duhej të shtyhej nga data e tij origjinale dhjetorin e kaluar për shkak të një dëshmitari që mungonte, gjithashtu përcaktoi se Boateng do të kërkohet të paguajë gjobën në 60 këste prej 30.000 euro.

LEXO EDHE:

Back to top button