Bodrume dhe garazhe të përmbytura, ja si dukej Shkupi pas reshjeve të djeshme

Bodrume dhe garazhe të përmbytura, ja si dukej Shkupi pas reshjeve të djeshme

Gazetar: Avni Tahiri

Kështu dukej Shkupi gjatë ditës së djeshme pas shiut të rrëmbyeshëm.

Automjete të ngecura në ujë, bodrume dhe garazhe të përmbytura, shtylla elektrike të thyera, kulme të dëmtuara dhe automjete të dëmtuara nga degë të thyera.

Vetëm në 24 orët e fundit Qendra për menaxhim me kriza, ka pranuar rekord thirrje telefonike për këtë vit dhe atë 2778 thirrje për ngjarje të ndryshme. Numri më i madh i thirrjeve kanë qenë nga Gjorçe Petrovi, Shuto Orizarit, Çairi, Gazi Baba, Aerodromi dhe Karposhi.

“Prej tyre 57,16% ishin thirrje “reale”, dhe 42,84% për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. 34,48% janë drejtuar në Polici, 15,27% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe 2,63% te Zjarrfikësit”, njoftojnë nga QMK-ja.

QMK bën me dije që të ndiqen rekomandimet për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave. Qytetarët duhet të jenë të përgatitur për stuhi tjera të mundshme. Krahas Shkupit, stuhia dhe shiu i rrëmbyeshëm dje ka goditur edhe shumë qytetet tjera të vendit. Më shumë të reshura kishte në Kumanovë. Nga Drejtoria për punë hiderometologjike njoftuan gjatë fundjavës dhe të hënën moti do të jetë i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë, ndërsa reshjet e shiut do të rikthehen nga mesi i javës së ardhshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button