Boeing do të paguajë 2,5 miliard dollarë për aksidentet e avionëve të tipit “737 Max”

Prodhuesi amerikan i avionëve, Boeing, dot ë paguajë 2,5 miliardë dollarë në dëmshpërblim dhe gjobë për shkak të aksidenteve fatale të avionit të tipit “737 Max” në Indonezi në vitin 2018 dhe në Etiopi në vitin 2019, transmeton Anadolu.

Duke pranuar përgjegjësinë e saj për aksidentet që u kuptua se ishin shkaktuar nga gabime në kontrollet e fluturimit, kompania nënshkroi një marrëveshje për zgjidhje ligjore me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Sipas marrëveshjes, Boeing ka rënë dakord të paguajë kompensim për familjet e viktimave të aksidenteve dhe kompanitë ajrore kliente, si dhe të paguajë një gjobë gjyqësore për mashtrimin e rregullatorëve. Siç njoftohet, totali i pagesave të kompensimit dhe gjobave të kompanisë do të jetë 2,5 miliard dollarë.

Avioni i pasagjerëve “737 Max 8” është kritikuar për aksidente të shkaktuara nga një defekt i prodhimit në sistemin e kontrollit të fluturimit.

Defekti në sistemin e kontrollit të fluturimit kushtoi 346 jetë

Në Indonezi, avioni Boeing “737 Max 8” i Lion Airlines me numrin e fluturimit “JT 610” u rrëzua në det më 29 tetor 2018, pak pasi u ngrit nga Xhakarta për në qytetin Pangkal Pinang në ishullin Sumatra. Aksidenti, në të cilin vdiqën 189 persona, hyri në histori si “aksidenti i parë i këtij lloji të avionëve”.

Ndërkaq, avioni i pasagjerëve të tipit Boeing “737 Max 8” i Etiopian Airlines u rrëzua gjithashtu më 10 mars 2019, menjëherë pas ngritjes nga Addis Ababa për në Nairobi, kryeqytetin e Kenisë, me çka 157 njerëz në bord humbën jetën. Pas aksidentit në Etiopi, shumë vende, si Turqia, Kina, Etiopia, Britania, Gjermania, Franca, Holanda dhe Austria, pezulluan operacionet e avionëve të këtij tipi dhe mbyllën hapësirat ajrore për fluturimet e tij.

U zbulua që të dy aksidentet ishin shkaktuar nga një mospërputhje e të dhënave midis sensorëve që rregullojnë këndin e ngritjes në avion.

LEXO EDHE:

Back to top button