Bogdanovski: Dorëheqja për arsye personale

Ish deputeti i PRM-së, Mirosllav Bogdanovski i cili ditë më parë deponoi dorëheqjen e tij në Kuvend nga posti i ligjvënësit, hedh poshtë pretendimet se akti i dorëheqjes ka për bazë mos pajtimet brenda partiake me kryetaren e partisë. Në një prononcim për Alsat, Bogdanovski thotë se: “Dorëheqjen e jap për arsye personale dhe me vend pune kthehem në Inspektoratin e Qytetit të Shkupit si inspektor kryesor. Do të jem i përfshirë drejtpërdrejtë në zbatimin e politikave të gjelbra dhe luftës kundër ndotjes së ajrit”.

Pas konstatimit të dorëheqjes së Bogdanovskit në seancë plenare, KSHZ-ja duhet të njofton për deputetin e radhës i cili duhet t’i bashkohet përbërjes parlamentare. Jo zyrtarisht mësohet se në vendin e tij do të vij Daniela Nikolova nga radhët e LSDM-së.

LEXO EDHE:

Back to top button