Bogorodicë, parandalohet kontrabanda me cigare
Bogorodicë, parandalohet kontrabanda me cigare

U ndalua kontrabanda e 50 pakove me cigare të cilat një shtetas grek i bleu në një free-shop dhe donte t’i sillte në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare Bogorodicë. Vlera e përgjithshme e cigareve është 85.900 denarë, ndërsa dogana e përgjithshme që ka dashur t’i shmanget është 60.900 denarë, njoftoi Drejtoria doganore.
Pakot e cigareve doganierët i zbuluan në dyert e pasme të automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi grek.
“Janë konfiskuar pako me gjithsej 10 mijë cigare, ndërsa ndaj personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje. Drejtoria doganore, në kuadër të kompetencave të saj, kryen veprimtari për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e tregtisë ilegale”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria doganore.