Bojkoti i marketeve/Mickoski paralajmëron kontrolle dhe ndëshkime rigoroze për tregtarët – Opozita me kritika të ashpra
Bojkoti i marketeve/Mickoski paralajmëron kontrolle dhe ndëshkime rigoroze për tregtarët – Opozita me kritika të ashpra

Gazetar: Mihajllo Donev
Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi kontrolle të intensifikuara, pasi pati takim koordinues me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, drejtorin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës dhe drejtorin e Inspektimit të tregut. Mickoski tha se nën vëzhgim të posaçëm nga inspektoratet do të jenë dy rrjete të mëdha të supermarketeve për të cilët ka indikacione se kanë keqpërdorur çmimet, por paralajmëroi se kontrolleve do t’i nënshtrohen edhe të gjithë shitësit e tjerë.
“Edhe ato do t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz në ditët në vijim, sepse sipas informacioneve që kemi, kemi afërsisht 20.000 komintentë të zinxhirit të rmarketeve dhe do të duhet të thellohemi më shumë në këtë drejtim për të parë nëse ka ndonjë indikacion të këtillë. Por në të njëjtën kohë, këtij lloji të kontrollit do t’i nënshtrohen edhe objektet e tjera tregtare”, tha Hristian Mickoski- kryeministër.
Sipas opozitës, keqpërdorimet me çmimet e bëra nga tregtarët janë pasojë e drejtpërdrejtë e mospropozimit të zgjidhjes ligjore nga ana e qeverisë që do të ndëshkonte tregtarët.
“Inspektoratet sot nuk mund të bëjnë mbikëqyrje, për shembull, inspektorati i tregut tani shkon dhe jep paralajmërime, jo për arsye tjetër, por opinioni duhet ta dijë, ju nuk keni ditur ta lexoni zgjidhjen ligjore dhe sot tregtarët nuk mund të gjobiten dhe ata sot vazhdojnë me çmime të këtilla, e kështu me radhë”, u shpreh Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.
BDI, nga ana tjetër, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë dhe Punës për shkak të rritjes së çmimeve.
“Në vend që të marrë masa konkrete për të parandaluar inflacionin, për të shuar spekulimet dhe për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve, Ministri i Ekonomisë fshihet pas propagandës boshe dhe ia hedh përgjegjësinë qytetarëve. BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Ekonomisë dhe marrjen e masave urgjente për ndalimin e të rritjes së pabazë të çmimit”, thonë nga BDI.
Ndërsa përplasjet për çmimet vazhdojnë, E Majta propozoi ligj për heqjen e deklaratave dygjuhëshe në produkte. / Alsat.mk