Bojku, edhe 2 vite te Struga Trim Lum

Besmir Bojku, do të qëndrojë edhe dy vite të tjera te Struga Trim Lum, pasi që firmosi kontratën e re me skuadrën strugane. Bojku do të jetë pjesë e Struga Trim Lum deri në vitin 2024, ndërsa në karrierën e tij ka qenë pjesë e Shkëndijës, Makedonija Gjorçe Petrovit, Rabotniçkit, Shkupit dhe ka luajtur dy vite te Feronikeli i Kosovës.

Bojku është lojtari i katërt nga ekipi i vitit të kaluar që vazhdon bashkëpunimin me Struga Trim Lum përkrah Ard Kasamit, Abdulhadi Jahja dhe kapitenit Bunjamin Shabani, si dhe golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Parë, Besart Ibraimi, që është përforcimi më i madhe i merkatos verore.

Ndërkohë nga Struga u larguan portieri Davor Talevski, i cili firmosi me Shkendijën, si dhe Nemanja Bosançiç dhe Florian Kadriu.

LEXO EDHE:

Back to top button