Boka: Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është proces i papërfunduar
Boka: Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është proces i papërfunduar

Shkupi dhe Budapesti firmosën memorandum bashkëpunimi për thellimin e partneritetet dhe shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe përpjekjeve për përmbushjen e standardeve evropiane. Gjatë vizitës së ministrit hungarez për Evropën, Janosh Boka, ministri për çështje Evropiane Organ Murtezani, deklaroi se ky dokument nuk do të jetë vetëm teknik por se Hungaria do të ndihmojë vendin se si të përballet me ndërlikueshmërinë e procesit të aderimit, me harmonizimin e të drejtës evropiane dhe me strategji se si të përdorë fondet.
“Me nënshkrimet tona sot shprehëm gatishmëri që Hungaria të ndajë përvojën e saj të vlefshme nga periudha e negociatave të saj për aderim. Ai përfshin mbikëqyrje të modeleve administrative, harmonizim ligjor, mekanizma për koordinim mes institucioneve si dhe shembuj efektiv të politikës integruese evropiane në praktikë. Nga ana jonë si qeveri që tashmë ka krijuar struktura për koordinim me atë proces dhe me përkushtim po punon për hapjen e kllasterve dhe kapitujve nga procesi i negociatave do ta përdorim këtë partneritet si shtytje shtesë për të përshpejtuar ritmin e integrimit tonë”, tha Orhan Murtezani, Ministër për Çështje Evropiane. evropiane.
“Unë e kam ftuar z.Murtezanin dhe ekipin e tij ta vizitojnë Budapestin në një të ardhme të afërt ta finalizojmë këtë plan pune dhe të identifikojmë projektet ku do të mundemi të punojmë bashkë me sukses. Zgjerimi në Ballkanin perëndimor dhe anëtarësimi i vendit në BE është një çështje e pakryer. Maqedonia veçmë duhet të ishte në BE. Unë besoj se BE-ja ka nevojë për rajonin dhe Maqedoninë e Veriut të paktën aq sa Maqedonia e Veriut dhe rajoni ka nevojë për BE-në”, deklaroi Janosh Boka, Ministër për Evropën i Hungarisë. /Alsat.mk