Boks, Uajt nokauton Povetkinin dhe sfidon Fjurin

Boksieri britanik, Dilion Uajt, riktheu titullin e kampionit të peshave të rënda në boks, në versionin “VBC”, pasi që nokautoi Aleksandar Povetkinin në raundin e katërt. Vitin e kaluar boksieri rus arriti që të mund britanikun me nokaut në raundin e pestë, ndërsa mbrëmë, në Gjibraltar, Uajt doli fitues duke përmirësuar gabimet nga përballja e parë dhe duke dominuar sfidën e peshave të rënda.
Tani Diilion Uajt është sfidues zyrtar i Tajson Fjurit, i cili gjatë këtij viti duhet të përballet me Entoni Xhoshuan. Ndryshe me 28 fitore dhe 2 disfata , Dilion Uajt konsiderohet një ndër boksierët më të mirë të peshave të rënda.