‘Bomba’ në një fabrikë në Ilinden, alarm i rrejshëm
'Bomba' në një fabrikë në Ilinden, alarm i rrejshëm

Alarmi për bombë të vendosur në një fabrikë në lagjen Ilinden, rezultoi i rrejshëm.
Për këtë njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, duke theksuar se menjëherë pas denoncimit se në objektin e fabrikës është vendosur mjet shpërthyes, ekipet e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup dhe Njësiti për antiterrorizëm menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
“Pas kryerjes së kontrolleve nuk është gjetur mjet shpërthyes” thuhet mes të tjerash në komunikatën e MPB-së. Denoncimi është bërë në adresën elektronike të policisë, nga ana e një të punësuari në subjektin juridik.
Sipas raportimit të mediave, bëhej fjalë për një fabrikënë zonën zhvillimore teknologjike në lagjen Ilinden në Shkup.