E përditshmja spanjolle “AS”, raporton se Barcelona ka sjell vendim për shitjen e Antoan Grizmanit, që të zgjidh problemet financiare dhe të ketë të holla për marrëveshjen e re të Lionel Mesit.
Skuadra katalonase për momentin nuk mund të regjistrojë lojtarët e rinj, Depaj dhe Aguerro, deri sa most ë zgjidh problemet financiare, ndërsa zgjidhja e vetëm për momentin shihet me shitjen e sulmuesit francez. Sipas inforamcioneve më të reja, ka mundësi që Grizman të kalojë në Premierligë, por edhe të kthehet te Atletiko Madridi.
Në çdo rast, Grizman nuk kishte shumë sukses te Barcelona, së paku aq sa kishte te Atletiko Madrid.







