“Bombë” ekologjike në Vizbeg të Shkupit, alarmohen banorët përreth

“Bombë” ekologjike në Vizbeg të Shkupit, alarmohen banorët përreth

Mëngjesin e sotëm në Vizbeg shpërtheu një zjarr në një hekurishte me mbeturina automjetesh. Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa paraqiti rrezik për zgjerim drejt zonave të banuara. Për këtë shkak janë aktivizuar njësi zjarrfikësish ndërsa nga me kërkesë të kryetarit të komunës së Shuto Orizares, është kërkuar mbështetje nga ajri për të shuar zjarrin në deponinë ndërmjet Shutkës dhe Vizbegut. Zjarri në këtë deponi automjetesh shkaktoi shqetësim të gjerë tek banorët e Shkupit për shkak të tymit të zi që u ngrit mbi kryeqytet.

“Sot në Shuto Orizari, për arsye të pa njohura, në deponinë ASD Metal Group, shpërtheu zjarr, i cili filloi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 8:30. Komuna e Shuto Orizarit, doli me ekipet e zjarrfikëseve dhe u munduam të ndihmojmë aty ku mundëm ndërsa e pamë se janë në rrezik edhe shtëpitë prapa deponisë, nëpërmjet arave, dhe kashtës që digjej së bashku me deponinë, zjarri u afrua afër shtëpive dhe bëmë gjithçka së bashku me ekipet e zjarrfikëseve dhe tash për tash është lokalizuar por sic mund të shihet nga kamerat këtu vazhdon të digjet”, deklaroi Kurto Dudush – Kryetar i Komunës Shuto Orizari.

Qendra për Menaxhim me Kriza thotë se zjarri është raportua në orën 09:16, se një zjarr ka shpërtheu në një deponi me automjete të vjetra e të dëmtuara dhe me bombola gazi, të cilat shkaktuan shpërthime të herëpashershme.

“Qendra për Menaxhimin e Krizave menjëherë e përcolli kërkesën drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me qëllim që të sigurohej ndërhyrje më e shpejtë dhe më efikase në terren. Kryetarit të Komunës Shuto Orizarë iu këshillua të vazhdonte me evakuimin e popullsisë në atë zonë nëse vlerësohet se ka nevojë”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Me kërkesë të Qendrës për Menaxhim të Krizave, një avion Air Tractor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është përfshirë në shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë deponinë në Vizbeg që nga mëngjesi i sotëm. Përveç avionëve, në operacion është përfshirë edhe një helikopter policie AB212, duke u përpjekur ta vërë nën kontroll zjarrin, i cili po përhapej me shpejtësi për shkak të erës së fortë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button