Bonuset me përfaqësuesen në Katar, i dhuron për bamirësi në vendlindje

Hakim Zijeç nuk shënon vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, pasi sulmuesi, së fundmi ka bërë një veprim për t’u vlerësuar. Ai deri më tani, nga fillimi i Kupës së Botës ka fituar 300.000 dollarë nga bonuset me përfaqësuesen (kjo deri përpara takimit me Spanjën) dhe lojtari i Çellsi-t ka vendosur t’i dhurojë për bamirësi në vendlindje, në Marok.

Një shembull për t’u ndjekur, sepse Hakim nuk është vetëm një lojtar i rëndësishëm për këtë përfaqësuese, por edhe një njeri me zemër të madhe.

Zijeç ka luajtur rregullisht në Katar, ndërsa ka shënuar 1 gol ndaj Kanadasë dhe tani do të luajë në çerekfinale përballë Portugalisë.

LEXO EDHE:

Back to top button