Bora mbulon kryeqytetin, temperatura të ulëta gjatë gjithë javës
Bora mbulon kryeqytetin, temperatura të ulëta gjatë gjithë javës

Kryeqyteti dhe disa vendet tjera të vendit sot janë mbuluar nga bora. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjikë, më shumë borë ka në Kodrën e Diellit 29 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Kriva Pallankë 1 centimetër. Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme. Temperatura minimale do të lëvizë prej -1 deri në 5 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në 3 deri në 9 gradë celsius. Ditëve në vijim sinoptikët thonë se moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme. Komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore. Në disa vende ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës dhe borës. Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.
Nën borë është edhe Tetova. Rrugët për momentin janë të kalueshme kurse nga Komuna thonë se gjatë pasditës do të intensifikojnë pastrimin. Për momentin, fshatrat e Malësisë së Tetovës nuk janë të bllokuar siç ndodh rëndom në këtë pjesë të qytetit, sa herë që bie borë. /Alsat.mk