Bordi i Bajernit aprovon katër ndryshime për merkaton e verës

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Bajern Munihu këto ditë ka miratuar planin e drejtorit sportiv, Maks Eberl, për merkaton e verës.

Ky i fundit ka paraqitur strategjinë e tij dhe disa nga emrat që po ndjek për të përmirësuar skuadrën. Drejtuesit e klubit kanë aprovuar çdo ide të tij.

Së pari, Bordi ka pranuar se Erik Dier nuk duhet të fitojë kontratë të re. Kjo, jo për arsye sportive, por sepse Monako i ka ofruar tri vite kontratë me një pagë që Bajerni nuk e përballon. Së dyti, klubi ka rënë dakord që Florian Virtz duhet tentuar të blihet tani dhe jo në verën e ardhshme. Shifra e mundshme, 120 mln euro.

Së treti, drejtuesit janë pro transferimit të Xhonatan Tah me parametra zero. Bonusi i firmës për të do të jetë 15 mln euro. Së katërti, Bajern po kërkon një mbrojtës të djathtë, nëse ia del që të shesë dështimin e vitit, Sasha Boej.

LEXO EDHE:

Back to top button