Borell: Identiteti evropian s’do të jetë i përfunduar pa hyrë të gjitha vendet e Ballkanit në BE

Borell: Identiteti evropian s’do të jetë i përfunduar pa hyrë të gjitha vendet e Ballkanit në BE

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, sot është nderuar nga Ministria e Jashtme e Austrisë me çmimin evropian “Dr. Alois Mock”. Ka qenë Alexander Schallenberg ai që ia ka dorëzuar çmimin në një ceremoni ku po marrin pjesë edhe ministra nga rajoni, shkruan Gazeta Express.

Në fjalën e tij kryediplomati evropian ka folur për sfidat me të cilat po ballafaqohet Evropa. Ai ka thënë se dikur ka qenë tregtia që i ka bërë bashkë vendet në BE, derisa tash fokusi është tek aspekti i sigurisë për shkak të sfidave të shumta.

Borell ka folur edhe për identitetin e Evropës, duke thënë se indentiteti evropian s’do të jetë i përfunduar derisa të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkohen familjes evropiane.

“Identiteti evropian s’është përfunduar ende dhe s’do të përfundojë derisa të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkohen familjes evropiane”, ka thënë Borell./GazetaExpress/

LEXO EDHE:

Back to top button