Borell: Lufta në Ukrainë e bën akoma më emergjente integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell ka qëndruar në Tiranë ku tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për integrimin evropian dhe se lufta në Ukrainë e bën akoma më emergjente integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ndërsa Rama e cilësoi procesin e integrimit si dasmë për të cilën BE-ja ende nuk është gati. Sipas tij, dasmën me Shqipërinë “nuk ka krushk që anulon se jemi në dashni të madhe”.

“Ne jemi në dashni të madhe me Europën. Kjo bën që të jemi gati për tu martuar në momentin që Europa do thotë jam dhe unë gati e nuk do mjaftohet duke thënë, ju duam shumë por nuk kemi kohë të flasim bashkë se flitet për bisedime për anëtarësim. Deklaratat e dashurisë i kemi marrë dhe do vazhdojmë ti marrim dhe i meritojmë se jemi për tu dashur, por përgatitjet për martesë siç kemi bërë më parë nuk do bëjmë më. Këta nuk paraqiten, jo se nuk duan por nuk kanë kohë kur të martohen. Kur të jenë gati nuk do të ketë fishekzjarre, por do jetë martesë e konsumuar”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

“Shqipëria I ka përmbushur tashmë të gjitha kriteret për celjen e negociatave të anëtarësimit. Edhe një here me zë të forte e them se e mbështet punën që po bëhet. Unë do të angazhohem që të mbështes celjen e negociatave gjatë presidencës francize. Nuk është një datë e caktuar por është horizonti ynë dhe koha si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Josep Borel, përfaqesues I lartë i BE-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button