Shefi i politikave të BE-së, Josep Borrell , tha në një fjalim në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se “pyetja është, a ka një hapësirë politike që Evropa të mbështesë një zgjidhje me dy shtete?”
“Unë mendoj se është, por për këtë duhet të jemi më të bashkuar,” tha ai, duke shtuar: Nëse duam të luajmë një rol gjeopolitik në këtë çështje, duhet të jemi më të bashkuar, siç kemi qenë në rastin e Ukrainës, ku me përjashtim ndoshta të një vendi të vetëm, uniteti ynë ka qenë i jashtëzakonshëm. Por këtu shoh se ka një shpërndarje qasjesh dhe shumë shtete anëtare duan të luajnë lojën e tyre.
“Pa një perspektivë të qartë për popullin palestinez, [nuk do të ketë] paqe në Lindjen e Mesme dhe siguria e Izraelit nuk do të sigurohet vetëm me mjete ushtarake”, shtoi ai.








