Borrell konfirmon: Ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Borrell konfirmon: Ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit.

“Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, kemi një pajtim mbi atë se si do të bëhet”, është shprehur Borrell, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se synimi i sotëm ishte që Kosova e Serbia të pajtoheshin me atë se si të implementohej marrëveshja e pranuar më 27 shkurt, por sipas tij, çështja ishte se si të zbatohej, çfarë duhet bërë e deri kur duhet bërë.

“Shpesh thuhet se djalli qëndron në detaje, por nganjëherë djalli qëndron në kalendar. Kemi diskutuar për mbi 12 orë dhe kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, kemi një pajtim mbi atë se si do të bëhet”, është shprehur Borrell.

LEXO EDHE:

Back to top button