Borrell për takimin në Bruksel: Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët

Borrell për takimin në Bruksel: Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pret një qasje konstruktive nga Kosova dhe Serbia në kuadër të bisedimeve që po  zhvillohen në Bruksel.

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se në rendin e ditës është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

“I urova mirëseardhjen kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd – Prishtinë. Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, shkroi ai.

Pas raundit të parë takimeve në mes të Shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njëherë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë ka nisur takimi i përbashkët.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Informacionit të RTV Dukagjinit, Dibran Istrefi, i cili po qëndron në Bruksel për të raportuar lidhur me ngjarjen.

Borrell e Lajçak, fillimisht u takuan me Kurtin e më pas me Vuçiqin.

Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet./rtd/

LEXO EDHE:

Back to top button