Borrell: Shpresoj se këtë javë do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për eksportet e grurit

Borrell: Shpresoj se këtë javë do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për eksportet e grurit

“Shpresoj se këtë javë do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për të zhbllokuar portin e Odessa- dhe portet e tjera të Ukrainës për eksportet e grurit”. Kështu ka deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, sipas të cilit kjo është një çështje jetë a vdekje.

“Jetët e mbi dhjetëra mijëra njerëzve varen nga kjo marrëveshje, kështu që nuk është një lojë diplomatike, është çështje jete dhe vdekjeje për shumë qenie njerëzore. Rusia duhet të heqë bllokadën dhe të lejojë eksportet, përndryshe ne do të vazhdojmë t’i fajësojmë ata se po e përdorin si armë”, theksoi Borrell.

Kreu i shërbimit të jashtëm të BE-së, përsëriti të dielën se krijimi i një korridori për eksportin e drithit nëpërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë nga Ukraina “nuk është i mjaftueshëm”, si një rezolutë e përhershme, pavarësisht se Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina pritet të nënshkruajnë një dokument këtë javë në Stamboll. Ndërkohë që BE-ja shpreson të gjendet një zgjidhje për “çështjen e grurit”.

Zyrtarët e Kremlinit kanë fajësuar sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Federatës Ruse që kanë shkaktuar krizën globale të ushqimit dhe ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit dhe tregtisë së produkteve bujqësore. Moska fajësoi sanksionet “e pakuptimta” të BE-së dhe SHBA-së që kanë shkaktuar inflacion global dhe rritje të konsiderueshme të çmimeve globale të ushqimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button