Borusia Dortmund dhe Bajern Munihu kërkojnë talentin e Man. Sitit

Gjigantët gjermanë, Borusia Dortmund dhe Bajer Leverkuzen thuhet se janë të etur për nënshkrimin e talentit 22-vjeçar të Man. Sitit, Xhejms MekKatii.

Sipas burimit të brendshëm të gazetarit Florian Plettenberg, të dy klubet e Bundesligës po synojnë të sigurojnë një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje këtë janar. Skuadrat e Bundesligës po konsiderojnë gjithashtu një transferim të përhershëm për MekKatii-n gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, Man. Siti heziton ta lëshojë mesfushorin e ri dhe synon ta mbajë atë brenda skuadrës së paku deri në fund të sezonit. Deri më sot, MekKatii ka bërë 16 paraqitje për ekipin e parë të Sitit. Ndërsa ai ende nuk ka shënuar, ai ka regjistruar një asistim në daljet e tij profesionale.

Ndryshe, MekKatii njihet si një mesfushor me tipare ofensive, por që mund të luajë edhe si sulmues krahu dhe mesfushor qendre.

LEXO EDHE:

Back to top button