Borusia Dortmund gati shitjen e radhës prej 100 mln euro

Borussia Dortmund mbetet një nga skuadrat me futbollistët e rinj më të talentuar në Evropë. Gjiganti gjerman është duke u përgatitur për një tjetër shitje të madhe pas atyre që bëri së fundmi me Erling Haaland, Xhadon Sanço apo Xhud Belingam.

Xhejmi Binoe-Gitens është ylli i radhës që ka filluar të shndritë në “Signal Iduna Park”, pasi është bërë i pandalshëm për kundërshtarët. 20-vjeçari anglez në 19 ndeshje këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në të gjitha garat.

“Sky Sport” ka raportuar se e ardhmja e anglezit pritet të jetë sërish në Premier Ligën dhe tanimë emra si Liverpull, Çellsi, Arsenal dhe Totenham Hotspur kanë shprehur interesim për të. Megjithatë drejtuesit e Dortmund i kanë bërë të qartë skuadrave të interesuara se nuk do ta lejojnë largimin e sulmuesit anësorë pa u paguar shuma prej 100 milionë eurove.

Gitens është pjesë e verdhezinjve që nga viti 2020 kur iu bashkua nga Man. Siti për vetëm 100 mijë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button