Borusia Dortmund ka gati zbulimin e radhës, talentin 22 vjeçar nga Gjermania

Skuadra gjermane e Borusia Dortmund ka gati zbulimin e radhës, talentin që pritet të shkëlqejë me fanellën verdhezi sezonin tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin 22-vjeçar gjerman, Feliks Nmeça. Ai vjen nga skuadra e Volfsburg, me të cilën ka luajtur 36 ndeshje e realizuar 2 gola në dy sezonet e fundit.
Lojtari është rritur në akademinë e Man. Sitit, me të cilin ka luajtur vetëm një ndeshje në Ligwn e Kampionwve dhe më pas është lënë i lirë. Te Dortmund mendojnë se Nmeça do të jetë talenti i ardhshëm i futbollit gjerman, teksa ka debutuar këtë vit edhe me fanellën e kombëtares.
Transferimi i tij do t’i kushtojë Borusia Dortmund rreth 30 milionë euro, shifër që do të shkojë në arkën e Volfsburg, me të cilin lojtari ka një kontratë deri në vitin 2025. Marrëveshja është pranë finalizimit dhe pritet të zyrtarizohet këtë javë. Nmeça do të jetë blerja e dytë e Borusia Dortmundit këtë merkato pas asaj të Rami Bensebaini.