Borusia Dortmundi është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve

Skuadra gjermane , shënoi fitore minimale (1-0) edhe në takimin e dytë të përballjes së gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve kundër Paris Sen Zhermenit.

Mats Humells shënoi golin e vetëm në përballjen e dytë francezo-gjermane në stadiumin “Parku i Princërve” në Paris. Në këtë mënyrë skuadra e Borusia Dortmundit udhëton drejt finales së madhe në Uembli më 1 qershor.

Ditën e mërkurë do të mësohet finalisti tjetër, aty ku Real Madrid dhe Bajern Munihu do të përballen së bashku.

LEXO EDHE:

Back to top button