Boston Seltiks janë vetëm një hap larg titullit të kampionit në NBA

Në ndeshjen e tretë finale, Seltiks kanë triumfuar në udhëtim te Dallas Maveriks me shtatë pikë diferencë 106:99 për të ngritur epërsinë në 3-0.

Xhejson Tatum shkëlqeu me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Xhejlen Braun shtoi 30 pikw, me tetë kërcime dhe asiste. Derik Uajit dha kontribut të madh duke shënuar pikë dyshifrore me me 16 pikë, pesë kërcime dhe katër asiste.

Nga ana tjetër, Irving shënoi 35 pikë me tre kërcime dhe dy asistime, ndërsa Luka Donçiç 27 me nga gjashtë kërcime dhe asiste. Uashingtoni e përfundoi ndeshjen me 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime, ndërsa Lively gjithashtu shënoi dyshifrorë me 11 pikë dhe 13 kërcime.

Ndeshja e radhës sërish zhvillohet në Dallas, ku në rast fitoreje, Boston Seltiks atëherë do të fitojnë titullin e 18-të të kampionit në NBA, çka do të bëheshin skuadra më e trofeshme.

LEXO EDHE:

Back to top button