Bostoni afër finales së Lindjes, barazojnë Oklahoma dhe Dallasi

Skuadra e Bostonit i afrohet finaleve “play off” në Konferencën e Lindjes, pas fitores 109-102 arritur në fushën e Klivlendit. Skuadra e Seltiks tashmë udhëheq 3-1 serinë e gjysmfinaleve “play off”.

Dyshja Tatum-Braun realizoi 60 pikë për Bostonin. Në krahun tjetër, për Klivlendin u dallua Garland me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen.

Në Konferencën e Perëndimit, ekuilibër në përballjen mes Oklahoma-s e Dallasit. Sfida e fundit u fitua 100-96 nga Oklahoma, që barazoi 2-2 serinë, në një fitore të vështirë jashtë fushe.

Alexander Shai me 34 pikë ishte lider për skuadrën mike, ndërsa për teksanët zhgënjyen lojtarët-lider, duke humbur një shans të mirë për t’iu afruar finaleve play off.

 

Konferenca e Lindjes

Nju Jork – Indiana, (2-2)

Bostoni – Klivlendi 109-102 (3-1)

Konferenca e Perëndimit

Denver – Minnesota, (2-2)

Oklahoma – Dallas, 100-96 (2-2)

LEXO EDHE:

Back to top button