Bostoni deklason Indianën, pas 2 vitesh rikthehet në finalen e NBA-s

Ekipi i Boston Seltiksit u shpall kampion në Konferencën e Lindjes në NBA, pas fitores 105-102 ndaj Indiana-s në finalen e katërt të play off. Një kosh i Derick Uajtit 46 sekonda nga fundi i kohës së rregullt i dha suksesin Boston, që fitoi 4-0 me ndeshje.

Sfida e fundit u komandua nga Indiana në shumicën e kohës, që kërkonte fitoren para publikut të saj. Nembhard realizoi 24 pikë e 10 asiste për vendasit, por që nuk mjaftuan për të fituar dhe rihapur serinë. Për Boston u dalluan Xhejlen Braun me 29 pikë e Xhejson Tatum me 26 pikë e 13 kërcime. Braun u shpall edhe MVP i finaleve në Konferencën e Lindjes, një vlerësim i merituar për të.

Bostoni rikthehet në finalet për titull në NBA pas dy vitesh dhe pret të mësojë emrin e ekipit rival që do të vijë nga Konferenca e Perëndimit, ku Dallasi udhëheq 3-0 ndaj Minesota-s. Më 6 qershor do të luhet finalja e parë play off, në fushën e Boston, që ka rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt.

LEXO EDHE:

Back to top button