Bostoni dhe Milluoki duelojnë për kreun në Konferencën e Lindjes

Golden Stejti mundi 118-114 Portland jashtë fushe, duke korrur fitoren e dytë radhazi. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për Uarriros u dallua Klej Tompson, autor i 28 pikëve, mbështetur edhe nga Uigins me 25. Grant realizoi 30 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë.

Pa shumë probleme fiton edhe Milluoki, që mundi 128-119 Hjustonin. Edhe pse për teksanët 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, kjo nuk mjaftoi për të fituar. Damian Lillard me 39 pikë e 11 asist si dhe Antetokounmpo me 26 pikë e 17 kërcime, bënë diferencën në fushë për Baks.

Boston bëhet ekipi i parë që arrin kuotën e 20 fitoreve, duke mposhtur 114-97 Orlando, ndeshje e dominuar nga vendasit. Të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Broën me 31 pikë. Feniksi, falë 55 pikëve të dyshes Durant-Buker, mundi 112-108 Uashington.

NBA-Rezultatet

Bostoni – Orlando, 114-97

San Antonio – Nju Orlins, 110-146

Milluoki – Hjuston, 128-119

Feniks – Uashington, 112-108

Portland – Golden Stejt, 114-118

LEXO EDHE:

Back to top button