Bostoni fiton sfidën e kryesuesve, humbasin Majami e Denveri

Skuadra e Denverit fitoi 127-120 ndaj Minesota-s në përballjen mes dy skuadrave që kryesojnë Konferencat përkatëse. Fitore e merituar e Seltiks, ku u dalluan Tatum me 45 pikë e Braun me 35 pikë e 11 kërcime. Humbet ekipi kampion i Denverit, që u mund 124-111 nga Juta Xhaz. Klarkson e Markanen realizuan 53 pikë së bashku për Xhazin, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Jokiçit për miqtë.

Vijon kriza e Golden Stejtit, që u mund thellë 141-105 në fushën e tij nga Nju Orlinsi, duke dalë edhe nga zona “Play Out”. Tetë lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, ndërsa për Uarriors mungoi lojtari lider.

Zhgënjen edhe Majami, që u mund 128-120 nga Oklahoma, që falë këtij triumfi ngjitet në vendin e dytë në Perëndim. Shai me 28 pikë u dallua për Oklahoma.

Fitojnë edhe Los Anxhelos Klippers, 126-210 ndaj Torontos, ndeshje ku u dalluan Leonard e Xhorxh, me nga 29 pikë secili.

NBA-Rezultatet

Bostoni – Minesota, 127-120

Sharlot – Sakramento, 98-123

Detroit – San Antonio, 108-130

Indiana – Vashington, 112-104

Atlanta – Filadelfia, 139-132

Majami – Oklahoma, 120-128

Çikago – Hjuston, 124-119

Golden Stejt – Nju Orleans, 105-141

Juta Xhaz – Denveri, 124-111

L.A. Klipers – Toronto, 126-120

LEXO EDHE:

Back to top button