Bostoni forcon vendin e dytë, fitore jashtë fushe për Denverin e Hjustonin
Bostoni konsolidon vendin e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores 108-81 ndaj Milluoki. Ndeshje e komanduar nga Seltiksat, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Gjithsesi, më i miri ishte Priçard me 25 pikë, që e nisi takimin nga stoli.
Mungesa prej kohësh e Stefon Kerrrit po ndikon te Golden Stejt, që u mund 114-101 në shtëpi nga LA Klipers. Kawhi Leonard me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Klipers, ndërkohë që 52 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Jashtë fushe fiton ekipi i Denverit, që mposhti 128-125 Juta Xhazin. Xhamall Marrej me 45 pikë ishte lider për miqtë. Edhe Hjustoni fiton jashtë fushe, 123-118 ndaj Uashingtonit, ndeshje ku për miqtë u dalluan Shengun me 32 pikë dhe Durant me 30 pikë.
NBA-Rezultatet
Uashington – Hjuston, 118-123
Milluoki – Bostoni, 81-108
Juta Xhaz – Denveri, 125-128
Golden Stejt – LA Klipers, 101-114







