Bostoni mposht Milluokin, Oklahoma merr kreun në Perëndim

Fitorja e shtatë radhazi për Bostonin, skuadra më e mirë në NBA këtë sezon, që mposhti  Milluokin me 122-119. Përballja mes dy ekipeve më të mira në Konferencën e Lindjes ishte mjaft e bukur, me rivalitet deri në fund. Mungesa e Antetokounmpo ndikoi te Milluoki, ku u dalluan Lillard me 32 pikë e Portis me 24 pikë. Për Boston, më i miri në fushë ishte Tatum me 31 pikë, mbështetur edhe nga Uajt me 23 pikë e Braun me 21 pikë.

Rikthehet te suksesi Golden Stejt, që mundi Memfisin me rezultat 137-116, ndeshje ku kolektiviteti i Golden Stejtit bëri diferencën në fushë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Pa probleme fitojnë edhe Los Anxheles Klipers, që mundën 116-103 Portlandin.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ndodhet Oklahoma, që mundi 119-107 Juta Xhazin, sfidë ku u dallua Holmgren me 35 pikë.

Majami, falë 30 pikëve të Xhimi Batlerit, mundi Klivlendin ne rezultat 107-104, në sekondat e fundit.

 NBA-REZULTATET

Klivlend – Majami, 104-107

Detroit – Indiana, 103-122

Bostoni – Milluoki 122-119

Toronto – Sakramento, 89-123

Oklahoma – Juta Xhaz, 119-107

Golden Stejt – Memfis, 137-116

Feniks – Filadelfia, 115-102

Portland – Klipers, 103-116

LEXO EDHE:

Back to top button