Bostoni mund Toronton, pëson sërish Golden Stejt Uarriors

Skuadra e Boston Seltiksit ka marrë fitoren e shtatë këtë fillim edicion në NBA, pasi ka mposhtur kanadezët e Toronto Raptors me 23 pikë diferencë, pran rezultatit 117:94.

Xhejlen Braun ka qenë fantastik në këtë takim me 29 pikë, pesë kërcime e dy asistime, i ndihmuar nga Jayson Tatum që shtoi 27 pikë të tjera. Me lojë të mirë u dallua edhe Kristaps Porzingis që realizoi 21 pikë e pati shtatë kërcime. Te skuadra mysafire më efikasi ishte Paskal Siakam me 17 pikë, shtatë kërcime e tre asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Përderisa Seltiks morën një fitore të pritur, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Golden Stejt Uarriors që kanë pësuar humbje në shtëpi ndaj Klivlend Kavaliers me rezultat 110:118. Stefon Kerri ishte më efikasi te vendasit me 30 pikë, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Në anën tjetër te skuadra fituese më të mirët në parket ishin dyshja Calvin LeVert me 22 pikë, si dhe Donovan Mitçell me 21 të tjera. Në ndeshjet e tjera, Oralndo Mexhik mundi Milluokin me rezultat 112-97, ndërsa Majami Hit ishte më i mirë se skuadra e Atlantës, duke regjistruar fitore me rezultat 117-109.

LEXO EDHE:

Back to top button