Bostoni ndal Filadelfia-n dhe barazon shifrat në 1-1

Skuadra e Bostonit fitoi 121-87 ndaj Filadelfia-s në gjysmëfinalen e dytë të “play off”-it në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.

Këtë herë, para tifozëve të saj, skuadra e Boston Seltiks nuk zhgënjeu, duke prishur festën e Xhoel Embiid, që një ditë më parë ishte shpallur “MVP”. Ylli i Filadelfia-s realizoi 15 pikë, ndërkohë që për miqtë mungoi lojtari lider, siç ishte Harden në sfidën e parë.

Për Boston, Braun realizoi 25 pikë, mbështetur nga Brogdon me 23 pikë. Vendimtar stoli i Bostonit, nga ku erdhën plot 54 pikë, duke bërë diferencën në parket.

 Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale

Boston – Filadelfia, 121-87 (1-1)

Nju Jork – Majami, (1-1)

 Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale

Denver – Feniks, (2-0)

Golden Stejt – Lejkers, (0-1)

LEXO EDHE:

Back to top button