Bostoni rikthen “goditjen” në Nju Jork, fiton edhe Minesota

Në Konferencën e Lindjes, skuadra kampione e Bostonit arriti që të fitojë 115-93 ndaj Nju Jorku jashtë fushe, duke korrur fitoren e parë në gjysmëfinalet e “Play Off”-it. Një ndeshje e komanduar nga skuadra e Bostonit, ku u dalluan Pritçard me 23 pikë e Tejtum me 22 pikë. Për Nju Jorkun u dallua Brunson me 27 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar, por nju-jorkezët kryesojnë ende 2-1 serinë.
Në Konferencën e Perëndimit, pas humbjes në ndeshjen e parë, ekipi i Minesota-s përmbys shifrat duke fituar dy ndeshjet e tjera, përfshi atë sot, 102-97 ndaj Golden Stejt. Skuadra e Uarriorsave nuk përfitoi nga faktori fushë dhe munesa e Kerrit (i dëmtuar) u ndje shumë. Për vendasit u dallua Batler me 33 pikë, por që s’mjaftuan.
Entoni Eduards për Minesota, autor i 36 pikëve, bëri diferencën në fushë, i mbështetur nga Randëll me një “triple double” (24 pikë, 10 kërcime, 12 asiste).
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Klivlendi – Indiana, (1-2)
Bostoni – Nju Jorku, 115-93 (1-2)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, (1-2)
Minesota – Golden Stejt, 102-97 (2-1)