Bostoni s’ka të ndaluar, shkëlqen Lebron Xhejms

Skuadra e Bostonit vijon të mbetet skuadra me rekordin më të mirë në NBA në këtë sezon, duke korrur fitoren nr.33. Skuadra e Seltiks, fitoi 130-118 në fushën e Sharlotit, ndeshje ku shkëlqeu Xhejson Tatum, autor i 51 pikëve. Fiton edhe Milluoki, që falë 35 pikëve të Holidejit, mundi 132-119 Indiana.
Rikthehet te fitorja skuadra e Los Anxhelos Lejkers, që mposhti 140-132 Hjustonin në një ndeshje spektakolare. LeBron James në formë të jashtëzakonshme, duke realizuar 48 pikë.
Kampionët e Golden Stejtit mundën 127-118 Uashingtonin, ndeshje ku vendimtar ishin Keri me 41 pikë e Pole me 32 pikë.
Toronto mundi 123-121 Nju Jorkun, pas kohës shtesë, me VanVleet që realizoi 33 pikë për kanadezët. Në sekondën e fundit fiton ekipi i Juta Xhazz, që mundi 126-125 Minesota, ndeshje ku 7 lojtarë të Xhazit realizuan mbi 10 pikë.
Memfisi i bashkohet Denverit në krye të renditjes në Perëndim, pas fitores 136-106 ndaj Feniksit ku Xha Morant realizoi 29 pikë.
NBA – Rezultatet
Charlotte – Boston, 118-130
Milwaukee – Indiana, 132-119
Cleveland – New Orleans, 113-103
New York – Toronto, 121-123
Washington – Golden State, 118-127
Atlanta – Miami, 121-113
Minnesota – Utah Jazz, 125-126
Memphis – Phoenix, 136-106
Lakers – Houston, 140-132