Bostoni vazhdon me fitore, triumfon edhe Denveri, Dallasi dhe Golden Stejti

NBA është rikthyer pas ndeshjes “All Star Game”, disa ditë më parë. Kampionët e Denverit fituan 130-110 ndaj Uashingtonit, një sfidë dominuar nga vendasit, ku u dallua Nikola Jokiç me një “triple double” (21 pikë, 19 kërcime, 15 asiste).

Fiton edhe Bostoni, që komandon renditjen e NBA-së në Konferencën e Lindjes. Ekipi i Seltiksit mposhti 129-112 Çikagon jashtë fushe. Uajt me 28 pikë dhe Tatum me 25 pikë bënë diferencën për skuadrën mike.

Skuadra e Golden Stejtit, falë 32 pikëve të Stefen Kerrit, mundi 128-110 Los Anxhelos Lejkersin, ndeshje ku për miqtë mungoi Lebron Xhejms. Vijon sezoni pozitiv i Oklahoma SItit, që mundi 129-107 Los Anxhelos Klipers, sfidë ku u dallua Aleksander Shai me 31 pikë.

Luka Donçiç realizoi 41 pikë në fitoren e Dallasit, që mundi 123-113 Feniksit, duke qenë lider në fushë. Skuadra kanadeze e Toronto-s mundi 121-93 Bruklinit, ndeshje ku u dallua Trent me 25 pikë, ndërsa Indiana Pejsers mundi 129-115 Detroit, me Halibartonit protagonist me 25 pikë.

NBA-REZULTATET

Klivlend – Orlando, 109-116

Indiana – Detroit, 129-115

Filadelfia – Nju Jorku, 96-110

Toronto – Bruklin, 121-93

Dallas – Feniks, 123-113

Çikago – Boston, 112-129

Nju Orlins – Hjustoni, 127-105

Oklahoma – Klipers, 129-107

Denver – Uashingtoni, 130-110

Juta Xhaz – Sharlotit, 107-115

Golden Stejt – Lejkers, 128-110

Sakramento – San Antonio, 127-122

LEXO EDHE:

Back to top button