Bostoni vijon dominimin në Lindje, fiton edhe Minesota

Skuadra e Bostonit vijon të dominojë NBA këtë sezon, duke fituar 124-107 ndaj Portlandit. Një ndeshje pa shumë histori, ku për Seltiks u dallua Braun me 26 pikë. Në Perëndim, skuadra e Minnesota-s komandon renditjen, duke fituar 127-117 ndaj Lejkers. Reid me 31 pikë e Eduards me 26 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Haçimura-s për Lejkers.

Fiton ekipi i Golden Stejtit, që në fushën e tij mposhti 118-110 Juta Xhazin, sfidë ku u dallua Klej Tompson me 32 pikë.

Humbja e katërt radhazi për Milluokin, që u mund 122-109 në fushën e tij nga Nju Jorku, duke hyrë në krizë. Brunson me 43 pikë ishte më i miri për nju-jorkezët.

Pas kohës shtesë triumfon Filadelfia, që mundi 133-126 San Antonio. Protagonisti ishte Maksej me 52 pikë.

NBA-Rezultatet

Boston – Portland, 124-107

Sharlot – Oklahoma, 118-121

Orlando – Çikago, 113-98

Feniks – Nju Orlins, 105-113

Toronto – Uashington, 130-122

Milluoki – Nju Jorku, 109-122

San Antonio – Filadelfia, 126-133

Bruklin – Sakramento, 77-107

Golden Stejt – Juta Xhazz 118-108

Lakers – Minnesota, 117-127

LEXO EDHE:

Back to top button