Bota hapi shkollat, te ne diskutohen modelet


Viti shkollor në shumë shkolla në mbarë botën ka filluar prej kohësh në kushte të veçanta. Në Gjermani, Francë, Danimarkë, Tajvan për shembull, ka vetëm disa fëmijë në klasë. Disiplina është në nivel tejet të lartë, por edhe kushtet – pastrohen duart, mbahen maska, këpucët dezinfektohen, shkolla siguron ushqim, dhe fëmijët hanë në pjesë të ndara. Fondet për mbrojtje i siguron shteti.

Ndërsa në botë, gjithçka shkon sipas protokollit, në Maqedoni ende vazhdon debati për modelin e zhvillimit të procesit mësimor në kushte të Pandemisë. Nëse shkohet me modelin :mësim online”, shumë prindër gjatë muajve të fundit janë ankuar se nuk kanë kushte, siç janë Interneti ose kompjuteri për fëmijët. Nëse mësohet në klasa, nga ana tjetër, shtrohet pyetja se si një pjesë e shkollave do t’i sigurojnë mjetet e nevojshme mbrojtëse, kur edhe deri më tani ata nuk kanë arritur ti sigurojnë detergjentet bazë higjienike si sapuni dhe letra.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedelkov në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se ka shkolla që nuk kanë kushte të përshtatshme për mësimdhënie gjatë një epidemie.

Kushtet e punës nuk janë të njëjta në të gjitha shkollat në nivel kombëtar, kështu që unë besoj se nuk duhet të unifikohet një model që do të zbatohet për të gjithë .”-tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se dy nga pesë shkollat në botë nuk kanë sapunë për larjen e duarve. Sipas dëshmive, shumë nga këto shkolla janë edhe në vendin tonë.

ALSAT

LEXO EDHE:

Back to top button