Bota nuk ka pasur kurrë më shumë miliarderë se tani

Miliarderët në botë janë më të pasur se kurrë, sipas listës vjetore të revistës Forbes të njerëzve më të pasur në botë.

Nuk ka pasur kurrë më shumë miliarderë në botë deri më tani. Ky është edicioni i 39-të i kësaj liste dhe këtë vit ka një rekord prej 3028 miliarderësh – më i shumti që nga publikimi i listës nga Forbes. Chase Peterson-Whithorn, një redaktor në Forbes, thotë se pasuria totale e listës është rritur me 2 miliardë dollarë shtesë krahasuar me vitin e kaluar. Pasuria totale e miliarderëve tani vlerësohet në 16.1 trilion dollarë.

“Është një kohë e shkëlqyer për të qenë miliarder,” tha Peterson-Whithorn.

Si e përpilon Forbes këtë listë?

Peterson-Whithorn thotë se lista punëson më shumë se 100 gazetarë në mbarë botën, të cilët analizojnë gjithçka nga aksionet e kompanive publike te vlerësimet e kompanive private, paratë, investimet dhe se si miliarderët i shpenzojnë paratë e tyre në kohën e tyre të lirë.

“Ne analizojmë gjithçka, nga arti, jahtet, koleksionet e makinave, tek koleksionet e fosileve të dinosaurëve dhe kush e di se çfarë tjetër zotërojnë miliarderët,” thotë ai. “Në fund të ditës, është shuma e vlerës së totalit të aktiveve të tyre, minus borxhet e tyre.”

Disa miliarderë zgjedhin të bashkëpunojnë me Forbes dhe të ndajnë informacione për pasuritë e tyre, por për ata që nuk e bëjnë këtë, gazetarët përdorin regjistra shtetërorë, dokumente gjyqësore, regjistra offshore, si dhe informacione nga rrjedhje të ndryshme. Ata flasin me vetë miliarderët, bashkëpunëtorët dhe konkurrentët e tyre për të marrë përgjigje për pyetjet që “shumë miliarderë nuk do të donin t’i dëgjonin”.

Kush janë më të pasurit në listën e këtij viti?

SHBA-të kanë më shumë miliarderë – 902, pasuar nga Kina dhe Hong Kongu me 516, ndërsa India është në vendin e tretë me 205 miliarderë.

9 njerëzit më të pasur sipas pasurisë dhe burimit të pasurisë janë:

Elon Musk – 342 miliardë dollarë (Tesla dhe SpiceX)

Mark Zuckerberg – 216 miliardë dollarë (Facebook/Meta)

Jeff Bezos – 215 miliardë dollarë (Amazon)

Larry Ellison – 192 miliardë dollarë (Oracle)

Warren Buffett – 154 miliardë dollarë (Berkshire Hathaway)

Larry Page – 144 miliardë dollarë (Google/Alphabet)

Sergey Brin – 138 miliardë dollarë (Google/Alphabet)

Amancio Ortega – 124 miliardë dollarë (Inditec – Zara dhe marka të tjera)

Steve Ballmer – 118 miliardë dollarë (Microsoft)

Peterson-Whithorn thotë se opinioni publik ka ndryshuar ndjeshëm, veçanërisht që nga lëvizja Occupy Wall Street e vitit 2011, e cila pasoi Recesionin e Madh të 2008.

LEXO EDHE:

Back to top button