Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së

“Ne nuk jemi ende atje, por fundi është në dukje,” tha Tedros në një konferencë virtuale për shtyp.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 javën e kaluar ishte më i ulëti që nga marsi 2020, tha OBSH. Përfaqësuesja e OBSH-së, Maria Kerkhove tha se priten valë të COVID-19, por bota ka mënyrat e veta të luftimit, siç janë vaksinat dhe ilaçet antivirale për të parandaluar sëmundje serioze te pacientët.

Numri i rasteve të lisë së majmunëve është gjithashtu në rënie, por Tedros bëri thirrje për vigjilencë dhe vazhdimin e luftës kundër sëmundjes.

“Ashtu si me COVID-19, ky nuk është një moment për t’u çlodhur, ne duhet të jemi vigjilentë,” tha Tedros. 

LEXO EDHE:

Back to top button