Botas, stërvitje në -22 gradë për të tejkaluar Hamiltonin

Më 2 mars, skuadra e “Mercedes” në Formula 1, do të prezantojë makinën e re. Gjithsesi, deri më tani, makina gjermane ka konfirmuar vetëm një nga pilotët e saj, finlandezin Valteri Botas. Për të, misioni do të jetë i vështirë, të ndalë hegjemoninë e Luis Hamilton, që ende nuk ka rinovuar me “Mercedes”-it.
Finlandez 32-vjeçar, përgatitet për sezonin e ri, duke sfiduar edhe të ftohtin. Në profilin e tij në “Instagram”, ka pasqyruar një pjesë të punës së tij, duke treguar se po stërvitet në dëborë, në temperaturën -22 gradë.

Edhe në -22 gradë koha për të bërë një vrap është e mire. Një tjetër ditë e rëndësishme për mua, për të hedhur bazat e sezonit të ri”, ka shkruar Botas, që nis sezonin e tij të katërt në Formula 1 me makinën “Mercedes”.

 

Gjatë kohëve të fundit, ai është stërvitur shpesh në natyrë, në temperatura të ulta.

LEXO EDHE:

Back to top button