BQE nën presion, inflacioni arrin kulmin

Banka Qendrore Europiane (BQE) do të zhvillojë një takim urgjent për të shqyrtuar rritjen e planit të saj të stimulimit emergjent, me një rritje të papritur të bonove që kërcënojnë të rrisin kostot e huazimit dhe prishin rimëkëmbjen e eurozonës postpandemike.

Analistët nuk presin ndonjë ndryshim në qëndrimin e politikës aktuale të BQE-së, me takimin që pritet të lërë normat kryesore të interesit të bankës në pritje në nivelet historike, ndërsa do të mbajë normën e rifinancimit të nivelit zero.

Por, ata thonë se ”rritja e rendimenteve të obligacioneve mund të detyrojë bankën me qendër në Frankfurt të konsiderojë rritjen e planit të saj të blerjes së bonove prej 1,85 trilionë eurosh (2.2 trilionë dollarë), i cili synon të mbajë kostot më të ulëta të kredisë dhe të nxisë një rikthim nga kriza e koronavirusit”.

Shefja e BQE, Christine Lagarde, pritet gjithashtu të përshkruajë mënyrën se si banka i shikon 19 anëtarët e eurozonës në muajt e ardhshëm.

Sidoqoftë, shqetësimet shfaqen në zonën e euros, pasi kolapsi dramatik ekonomik i vitit të kaluar, i shkaktuar nga kriza e koronavirusit, ka vazhduar edhe këtë vit për shkak të masave të shtrënguara të bllokimit në të gjithë rajonin, duke rrezikuar kështu një recesion të dyfishtë.

LEXO EDHE:

Back to top button