BQE ngre ndjeshëm vlerësimin për rritjen e eurozonës

Banka Qendrore Evropiane i ka lënë normat e interesit të qëndrueshme, ashtu siç pritej, ku ajo kryesore mbetet në zero, norma e depozitave në -0,50% dhe norma margjinale e huasë në 0,25%, deklaroi BQE pas takimit mbi politikat monetare.

”Por, BQE ngriti vlerësimin e saj të rritjes për zonën euro për vitin 2021 duke e çuar atë në 5%”, njoftoi drejtoresha e BQE-së, Christine Lagarde duke shpjeguar se ”vlerësimet për 2022 dhe 2023 mbeten pothuajse të pandryshuara në 4,6% dhe 2,1%”.

Vlerësimet e inflacionit për zonën e euros për 2021, 2022 dhe 2023 janë rishikuar gjithashtu, respektivisht në 2,2%, 1,7% dhe 1,5%.

Presidentja Christine Lagarde theksoi se ”pas inflacionit në 3% në gusht ne presim një rritje të mëtejshme në vjeshtë, por një rënie në vitin e ardhshëm”.

LEXO EDHE:

Back to top button