BQE: Rritja ekonomike në zonën euro më e lartë se parashikimet

Banka Qendrore Europiane zbuloi sot parashikimet për rritjen e PBB-së në zonën euro për vitin 2021 dhe 2022 duke reflektuar një rritje më të shpejtë të ekonomisë nga sa pritej me rënien e pandemisë.

Instituti Monetar parashikon një rritje prej 4,6% në 2021 dhe 4,7% në 2022, më shumë se parashikimet e mëparshme prej 4,0% dhe 4,1% në muajin mars.

Për vitin 2023, ekonomistët e BQE ende presin rritje prej 2,1%.

Banka Qendrore Europiane (BQE), që mbajti kursin e saj monetar lehtësues, e gjykon të parakohshëm një shtrëngim të kushteve të financimit të ekonomisë në zonën euro për të mos rrezikuar rimëkëmbjen, deklaroi Christine Lagarde, presidentja e institucionit.

“Një shtrëngim i kushteve të financimit do të ishte i parakohshëm dhe do të përbënte rrezik për rimëkëmbjen aktuale ekonomike”, theksoi Lagarde ndërkohë që BQE pret një “përshpejtim” në aktivitetin në pjesën e dytë të vitit falë uljes së infektimeve me COVID-19 dhe progresit të vaksinimit.

LEXO EDHE:

Back to top button